Festa e te vegjelve organizohet me lojera dhe argetime te shumta dhe thuhet se femijet ne kete dite, jane mbreter. Atyre u plotesohen deshirat per lodra, veshje dhe argetime. Por pronari i nje pastiçerie ne Fier, vendosi t,u jape ate qe deshirojne me shume, ushqimin e preferuar falas pergjate gjithe dites. Behet fjale per pasticerine e njohur “Bleta” e cila me 1 qershor do te jete ‘qershia mbi torte’ duke ofruar akullore falas per te gjithe femijet qe do te shkojne ne pasticeri. Keshtu vogelushet do te kene nje motiv me teper per te dale dhe festuar me prinderit ndersa keta te fundit sigurisht duhet te mbikeqyrin sasine e cdo embelsire qe hane te vegjelit.