10 vjet ne agoni, lajm i mire per Schumacher

Prej 10 vitesh, jeta e Michael Schumacher është e mbërthyer me mister, kjo pasi familja e tij është kujdesur deri në detajin më të vogël për të mbajtur gjithçka private.

Sigurisht ka informacione të pjesshme, por jo të konfirmuara, që tregojnë gjendjen e tij, e tillë është dhe deklarata e Johnny Herbert, ish shok skuadre i Schumacher te Benetton gjatë viteve 1994-95:

“Më kanë thënë se Michael është në gjendje të ulet në tavolinë për të drekuar. Sinqerisht nuk e di nëse është e vërtetë, nuk dua të jap shpresa të kota, pasi besoj se ai është ende në të njëjtën gjendje si pas dy ndërhyrjeve kirurgjikale.