Nje efektiv policie e forcave “Shqiponja” u qëllua për vdekje me arme zjarri ne fshatin Baltëz të Fierit. Ngjarja u raportua se ndodhi rreth orës 13:00 ne rrugen kryesorentë fshatit Baltët ku viktima Novruz Cenaliaj ishte duke lëvizur me automjetin e tij për të shkuar në punë. I veshur me uniformë dhe me armën e shërbimit me vete, 28 vjeçari banor i Baltëzës, sipas policisë së Fierit u përfshi në një konflikt të çastit me Asgan Mernicën 23 vjeç banor i fshatir fqinj Sulaj. Ky i fundit i ka drejtuar armën duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme efektivit të policisë.

” Në oren 13:20 morëm njoftimin për një plagosje me armë në fshatin Baltëz, pastaj rezultoi se kishte nderruar jetë efektivi i policisë Novruz Cenaliaj i cili shërbente në policinë e Fierit prej 4 vitesh dhe dy vjet në forcat “Shqiponja”. Autori është Azgan Mernica dhe është përfshirë në një konflikt të çastit me efektivin. Jemi duke punuar intensivisht për të kapur autorin, i bëj thirrje familjarëve të bashkëpunojnë për të kapur autorin se zbatimi i ligjit do jetë mjaft i ashpër”, tha Lorenc Panganika drejtori i Policisë së qarkut Fier.
Nderkohë policia publikoi foton e autorit duke ofruar shpërblimin prej 30 mijë euro për cilindo që jep informacione për vendndodhjen e tij. Nje automjet i gjetur në Sulaj, dyshohet se ka qënë makina me të cilin është larguar autori.