5 vite pune te detyrueshme per mjeket e rinj, Kushtetuesja: Mase jo e drejte

Gjykata Kushtetuese ka pranuar këtë të enjte pjesërisht kërkesën e studentëve të mjekësisë, të cilët kundërshtojnë vendimin e qeverisë që i detyron ata të qëndrojnë në Shqipëri pas përfundimit të studimeve për 2 deri në 5 vjet, një masë për të frenuar largimin e bluzave të bardha nga vendi.

Kushtetuesja thotë se këto afate janë të ashpra dhe se nuk janë proporcionale me interesin publik ndaj ka kërkuar shfuqizimin e tyre. Sipas gjykatës, duke iu referuar edhe vendeve të tjera, ky afat nuk duhet të tejkalojë gjysmën e viteve të studimit. Brenda tre muajsh, Kuvendi duhet të bëjë ndryshimet ligjore.