Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 52 ton miell në Fier. Me anë të një postimi në Facebook, AKU njofton se magazina ku ruhej mielli, ishte jashtë çdo standarti të mundshëm.
Po ashtu theksohet se mielli në paketime u gjet me insekte si dhe i mykur. Po ashtu AKU ka gjobitur me 7 milion lekë kompaninë Diamond, që kishte në pronësi magazinën dhe miellin e mykur.
AKU bllokon 52 ton miell të magazinuara jashtë kushteve të sigurisë ushqimore. Trupat inspektuese të Drejtorisë Rajonale Fier, kanë ushtruar kontroll në një magazinë ushqimore që ka si aktivitet ruajtje shpërndarje në temperaturë ambienti, të produkteve miell, makarona etj, pas një denoncimi të ardhur nga mediat. Gjatë ushtrimit të kontrollit trupat inspektuese konstatuan se subjekti nuk plotësonte kushtet e përgjithshme higjieno-sanitare, produktet ushqimore ruheshin jashtë kushteve të përshtatshme higjieno-sanitare, në ambientet e magazinimit u gjendën brejtës dhe shpendë.