Humben rrugen gajte nates ne plazh, policia shpeton spanjollet ne Sarande

Policia e Sarandës bën me dije se iu ka ardhur në ndihmë gjatë natës 4 turistëve spanjollë të cilët kishin humbur orientimin.

Sapo janë njoftuar se 4 turistë spanjollë kishin nevojë për ndihmë dhe për orientim, pasi kishin mbetur në plazhin e quajtur “Pllakatun”, sepse ishte errësirë dhe nuk njihnin terrenin, shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në zonën e sinjalizuar.