KLSH per bashkine e Fierit: Furnizoi me nafte makinat e punonjesve

KLSH ka publikuar raportin e auditimit të Bashkisë Fier, ku në të janë konstatuar disa shkelje. Sipas KLSH-së, kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, ka vjedhur naftën e blerë për bashkinë.

https://panel.klsh.org.al/storage/phpAuUynA.pdf

“Nga auditimi i konsumit të karburantit, konstatohet se Bashkia Fier ka nënshkruar kontrata hua-përdorimi me disa nga punonjësit e saj, për përdorimin e mjeteve të tyre. personale në funksion të bashkisë. Për këtë qëllim Bashkia Fier ka mbuluar furnizimin me karburant të mjeteve private të punonjësve”, thuhet në raport.