E kerkonin ne te gjithe boten, kapet ne Rinas themeluesi i FutureNet

Një shtetas koreano jugor i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në afërsi të aeroportit të Rinasit pasi akuzohet për krijim të skemave piramidale në nivele ndërkombëtare.

61-vjeçari, i identifikuar si Stephan Morgenstem po priste në afërsi të aeroportit të Rinasit, bashkëshorten që po vinte nga Dubai në Tiranë, informon policia.

Ai u arrestua me qëllim ekstradimin

Gjykata e Seoulit, Koreja e Jugut, me vendimin e datës 24 tetor 2022 i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal i Koresë së Jugut.

“Shtetasi Stephan Morgenstem në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, ka ndërtuar një skemë piramidale në nivele ndërkombëtare, e cila supozohej se shpërblente investitorët, për blerjen e paketave të reklamave dhe rishitjen e tyre tek përdoruesit e rinj.

Gjatë periudhës 27 mars 2016 – 7 nëntor 2020, këta shtetas kanë mashtruar 2156 shtetas, me një dëm në vlerë monetare totale 40 703 930 904 KRË (monedha e Koresë së Jugut) ose rreth 28 000 000 euro” informoi sot policia e Tiranës.

Operacioni u kodua ‘Pritja” dhe u realizua në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet FAST Albanias, Interpol Tiranës, Policisë Kufitare të Rinasit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Morgen stern me

Nga mediat mësohet se Morgensterm me kombësi gjermane së bashku me një shtetas me kombësi polake, Ziemian ishin bashkëpronarë të skenës piramidale “FutureNet”. Ky i fundit u arrestua  në Itali gjatë një gare me Ferrari.