Tentoi t’u shmangej plumbave, 41 vjeçari i vrarë në Vlorë po lëviste me motorr

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, ku është ekzekutuar me armë zjarri, 41-vjeçari, Laertiad Lekaj.

Mesohet se viktima ka qenë duke lëvizur me motor kur pranë tij është afruar një automjet “Audi A6” dhe një person e ka qëlluar pranë biblotekës publike.

Në momentin e parë që është qëlluar, 41-vjeçari është rrëzuar dhe ka tentuar të largohet, por autori ka qëlluar sërish duke e lënë të vdekur në vend.

Pak minuta pas ngjarjes, policia ka gjetur të djegur automjetin, ndërsa po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Mësohet se në zonën ku ka ndodhur ngjarja, ka biznese dhe kamera sigurie, të cilat priet t’i vijnë në ndihmë policisë