Numri i njerëzve të vrarë nga tërmeti është rritur nga 1,037 në 1,305, tha ministria e brendshme e vendit.
Gjithsej 1,832 persona janë plagosur, nga 1,204 që u raportuan më herët sot.
Rreth 1220 prej tyre janë në gjendje kritike
Mes viktimave eshte identifikuar një shtetas francez konfirmoi një zyrtar i Ministrisë së Jashtme.
Viktima, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka ndërruar jetë nga një atak kardiak gjatë tërmetit.
Ekspertët kanë parashikuar se numri i viktimave do të vazhdojë të rritet ndërsa shpëtimtarët arrijnë në zonat e thella të goditura fort dhe përpjekjet e kërkimit për të nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat vazhdojnë.
Autoritetet konfirmuan se Epiqendra e tërmetit ishte 71 kilometra në jugperëndim të Marrakeshit, me një thellësi 18.5 kilometra dhe lëkundjet u regjistruan në orën 11:11 të natës.