Zjarri ne pallatin 9 katesh, shoqerohet administratori, shkak nje pajisje elektrike

esditën e sotme një pallat 9-katësh u përfshi nga flakët në rrugën “Sali Butka” në Tiranë.

Flakët morën përmasa të mëdha pasi fasada e izoluar me polisterol gjithashtu shpërtheu në flakë.

Zjarrfikësit luftuan me flaket për disa orë me rradhe deri në neutralizimin e tyre duke shpetuar jeten e banoreve

Si pasojë e flakëve 3 banesa u shkrumbuan plotësisht dhe një tjetër pjeserisht ndërsa kryebashkiaku Veliaj u shpreh se familjet e dëmtuara do të ndihmohen nga bashkia.

Së fundmi policia ka shoqëruar administratorin e pallatit.

Nga ekspertiza paraprake e bërë në pallatin ku ra zjarri, mesohet se shkak është bërë nje pajisje elektrike. Por pritet te ketë ekspertizë më të detajuar.
Fillimisht zjarri ka nisur në katin e fundit të pallatit, apartament në pronësi të një mjeku dhe më pas kanë marrë flake katet e tjera. Në polici për t’u pyetur është shoqëruar edhe mjeku.