UNESCO ka futur në listën e saj të trashëgimisë kulturore qytetin e Jericho-s në Palestinë. Vendimi solli një reagim të ashpër nga ana e Izraelit, sipas të cilit agjencia e Kombeve të Bashkuara është vënë në shërbim të Palestinës, raporton Haaretz.
Jericho është një nga qytetet më të vjetra në botë dhe shtrihet në Bregun Perëndimor, zonë nën administrimin e Autoritetit Palestinez.
Brenda qytetit ndodhet sajti arkeologjik i Tel es-Sultan, rrënojat e të cilit i përkasin mijëvjecarit të nëntë para Krishtit.