Autori i keqtrajtimit të shqiponjës, është 35-vjeçari N. A., banues në Përmet. Uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin e tij. Si rezultat i hetimeve u zbulua se ai kishte vrarë dhe 2 sorkadhe të cilat dyshohet se i ka kryqëzuar të gjalla që t’i balsamoste sikundër bëri me shqiponjën
Këto të fundit u gjetën në banesë dhe pranoi se i ka vrarë me armë gjahu (çifte), dy ditë më parë.
“Identifikohet dhe arrestohet autori i keqtrajtimit të shpendit (shqiponjë), ngjarje e ndodhur ditën e djeshme.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, bazuar në inteligjencën policore, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për identifikimin e autorit të keqtrajtimit të shpendit shqiponjë, ditën e djeshme, kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e shtetasit N. A., 35 vjeç, banues në Përmet.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 2 sorkadhe të cilat ky shtetas ka deklaruar se i ka vrarë me armë gjahu (çifte), dy ditë më parë.