Prodhuar nga indet e kafsheve, Italia ndalon mishin e laboratorit

Italia ka ndaluar prodhimin dhe shitjen e mishit të kultivuar, duke përmendur shqetësimet shëndetësore dhe nevojën për të mbrojtur blegtorët, edhe nëse shitja e produktit nuk është miratuar ende në BE. Ajo u bë kështu vendi i parë në Bashkimin Evropian që ndaloi “mishin e kultivuar”

Italia e ka ndaluar me ligj përdorimin dhe tregtimin e mishit të prodhuar në laboratorë.

Projektligji I dërguar në parlamentin Italian në fillim të vitit që kërkonte ndalimi e prodhimit të mishit të kultivuar ka marrë miratimin e ligjvënësve.

Shitja e “mishit të kultivuar” lejohet aktualisht në Singapor dhe Shtetet e Bashkuara, por jo në BE, megjithëse kompanitë evropiane kanë mbledhur fonde për të financuar kërkimet për të.

“Mishi i kultivuar” konsiderohet nga BE si “ushqim i ri” dhe si i tillë, si çdo produkt i ri, duhet të marrë autorizim tregtimi.

Ministri italian i Bujqësisë, Francesco Lollobrigida tha se “mishi i kultivuar prish marrëdhënien fisnike mes tokës, njeriut dhe punës që na ka shoqëruar për mijëvjeçarë dhe na ka lejuar të kultivojmë tokën”.