Logoja e Google, motorrit me te frekuentuar te kerkimit ne internet, eshte veshur kuq e zi me rastin e festes kombetare te shqiptareve. Ne brendesi te postimit, Google ka bere edhe nje pershkrim te shkurter te festes se pavaresise duke e nisur me sakrificat dhe luften qe populli shqiptar ka bere per te arritur pavaresine ne 27 nentor 1912. Pershkrimi per te gjithe ata qe duan te dine me shume pas logos, tregon edhe menyren se si festohet dita kombetare ku permenden festimet ne Tirane dhe Vlore.
Shkarravinat e Google
E perkthyer teknikisht, Doodles-at e Google jane shkarravina, ose karrikatura qe kompania i vendos ne logon e saj te motorit te kerkimit kryesisht per festa apo dite te vecante te personaliteteve boterore. Shkarravina e pare u be pothuajse rastesisht dhe kishte si qellim dhenien e nje mesazhi per publikun nga drejtuesit e kompanise Larry Page dhe Sergei Brin se kishin shkuar me pushime. Kjo ndodhi ne vitin 1998 dhe qe atehere Google e ka shnderruar logon plote 5000 here.