Vrasja e Elton Javorit ne Fier ka ngritur ne kembe policine e cila eshte vene ne ndjekje te tij. Burime prane grupit hetimor thane per newsgate.al se viktima dhe autori kane qene miq te afert dhe njeherazi kane pasur lidhje krushqie. Por dy vjet me pare per arsye ende te pazbardhura, Agim Gashi dhe Elton Javori jane konfliktuar me njeri-tjetrin dhe per kete ka pasur edhe referim ne polici. Autori eshte nje person i njohur si perdorues i lendeve narkotike per policine e Fierit ndersa 41 vjecari Javori, nuk eshte i skeduar nga uniformat blu. Ngjarja ndodhi paraditen e se enjtes ne afersi te baneses se 41 vjecarit ne lagjjen “16 Prilli”. Viktima po shkonte ne banesen e tij qe ndodhet 200 metra nga vendi i ngjarjes. Por eshte perballur me Agim Gashin i cili e ka pritur brenda nje automjeti tip Benz. Te dy kane ndalur dhe pasi 41 vjeçari ka ulur xhamin per te folur me Gashin, ky i fundit ka qelluar disa here me pistolete. Javori u plagos dhe u dergua ne spital por rruges ai nderroi jete. Gashi eshte larguar ne drejtim te rruges Fier-Vlore por policia nuk ka gjetur ende asnje gjurme te tij.