Publikohet për herë të parë fotoja e të shumëkërkuarit Laert Haxhiu, i arrestuar disa muaj më parë në Greqi. Me sa duket ai ka kerkuar mbrojtje nga autoritetet greke dhe fotografine e ka derguar ne nje portal mediatik grek Ai u arrestua në muajin maj në Janinë nga policia greke dhe me vete kishte një leje qëndrimi greke të falsifikuar me emrin Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji.
Laert Haxhiu rezultonte i shpallur në kërkim për masakrën e Lushnjës, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2017, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha por shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti. Ky i fundit është nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjes dhe një ndër emrat më të përfolur të krimit në vend.
Haxhiu është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje, me 18 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Një milion euro për “kokën” e Laert Haxhiu. Në një shkrim të gjatë në “Esspressonews” renditen të gjitha krimet edhe faktet që ka kryer haxhiu, e që si pasojë e dërguan atë pas hekurave të qelive greke.
Mirëpo pas kërcënimeve të vazhdueshme që ka pasur nga mafiozi Aldo Bare, haxhiu kishte një kërkesë: me transferoni në një burg tjetër. Kërkesë kjo që u pranua nga autoritetet helene duke e dërguar atë nga Janina në burgjet e Koridhalos.
“Në Burgjet e Janinës ra kambana për 32-vjeçarin Laert, dhe më pas është transferuar në Koridhalos. Ai ka njoftuar zyrtarisht organet e drejtësisë greke se Aldo Bare po paguan shuma monetare për ta vrarë, ndërsa nuk ngurron të përmendë se mes tyre ka një hakmarrje që pikon plumba, gjak dhe urrejtje të pashuar” thuhet ndër të tjera në artikullin e medias greke.
Mafiozi Aldo Bare ofron shumën e tepruar prej 1.000.000 eurosh për “kokën” e shqiptarit, pasi Laert Haxhiu në qytetin e tyre, Lushnje, në Shqipërinë qendrore, në vitin 2017 vrau dy nipat e tij në një kafene”.
Haxhiu ndodhet nën statusin e mbrojtjes, ndërsa ka “pazare” të hapura me organet greke. Ai është i përfshirë në dy vrasje të bashkatdhetarëve të tij në territorin grek, të kryera në afërsi të stadiumit Karaiskaki.
Hetimi për këto krime është edhe arsyeja pse ai nuk është ekstraduar ende në Shqipëri, ndonëse është arrestuar që prej majit te kaluar.