Tre vjet ne burg i akuzuar per vrasjen e Ahmet Toskes ne Fier, shpallet i pafajshem i vetmi i dyshuar

Gjykata e Fierit ka liruar nga akuza e vrasjes me paramendim Fatmir Hoxhen i arrestuar ne tetor te vitit 2020. Ngjarja ndodhi tetor te vitit 2020 ne lagjjen Sheq i Madh ku Toska me bashkeshorten sa po kishte dale nga banesa ne oren 06.00 te mengjesit per te perjelle kete te fundit ne pune. Disa metra pasi dolen ne rruge bashkeshortet Toska u perballen me nje burre te maskuar me kapuc i cili qelloi me pistolete ne drejtim te 50 vjecarit Toska duke e lene te vdekur ne vend. Toska mori nje plumb ne koke ndersa bashkeshortja e tij ishte deshmitarja e vetme e vrasjes. Ne 11 nentor, tre vjet pas arrestimit te 55 vjeçarit Fatmir Hoxha ne oren 16.00 trupa gjykuese me ne krye Dajana Ndreja, Rudi Laze dhe Olkeda Lice anetar vendosi me qendrimin kunder te Olkeda Lices, shpalljen te pafajshem te Fatmir Hoxhes per dy nga tre akuza qe prokuroria ngriti ndaj tij. Konkretisht per vrasjen me paramendim Hoxha u shpall i pafajshem, per mbajtje dhe prodhim te lendeve shperthyese dhe municioneve i pafajshem, ndersa per mbajtjen e armeve te ftohta fajtor. Per kete akuze te fundit u dha denim me tre vjet burg por duke qene se Hoxhaj ndodhej ne paraburgim per tre vjet u urdherua lirimi i menjehershem. Prokuroria e Fierit ende nuk ka shprehur qendrim zyrtar nese do ta apeloje vendimin por organi i akuzes kerkoi denim dhe shpalljen fajtor te te pandehurit. Nga ana tjeter avokati i familjareve te viktimes Ergys Selmani, tha se provat ishin kunder Fatmir Hoxhes dhe te mjaftueshme per te bindur gjykaten per fajesine e tij

“Ne duhet te presim zbardhjen e vendimit te gjykates per te kuptuar pse u dha nje vendim pafajesie nderkohe qe ka prova te mjaftueshme qe cojne te i akuzuari Fatmir Hoxha”, tha Selmani

Vrasja e Ahmet Toskes tre vjet pas ngjarjes rezulton me kete vendim gjykate, pa autor. Fatmir Hoxha u arrestua disa dite pas ngjarjes dhe nje nga motivet qe e lidhte me ngajrjen ishte fakti se ai bashkejtonte me ish gruan e pare te viktimes. Ai e ka mohuar autoresine qe ne momentet e para te arrestimit. Prokurori i çeshtjes ne ate kohe Çlirim Sina e bazoi akuzen ndaj Hoxhes te pamjet filmike te kamerave te sigurise ne nje banese prane vendit te ngjarjes ku autori, nje person i maskuar kalon ne rrugen dhe ne oren kur ndodhi vrasja.