Zjarri qe perfshiu qendren tregtare ne Lushnje alarmoi autoritetet te cilat nisen evakuimin menjehere duke nxjerre prej godines tregtare dhe dy pallateve ne ane te saj, qindra persona. Burime nga komisariati i policise ne Lushnje thane per newsgate.al, se u evakuuan qindra persona qe nga fillimi i operacionit te shpetimit. 40 prej tyre u derguan ne spital pasi kishin pesuar asfiksi nga tymi i dendur ndersa pjesa tjeter e te evakuuarve nuk paraqiten probleme shendetesore pasi i nxorren ne kohe nga vatra e zjarrit. Te njejtat burimee thane se zjarri ka nisur ne nje njesi tregtare te mbyllur dhe me pas u perhap ne te gjithe qendren tregtare. Operacioni i shpetimit u zhvillua me ndihmen e zjarrfikesve nga Fieri, Durresi dhe Tirana madje dy zjarrefikes dhe nje efektiv policie u derguan gjithashtu ne spital pasi pesuan asfiksi. Ne kohen kur ra zjarri qendra tregtare Metropol ishte plot me qytetare shumica pribder me femije,qe festonin dhe merrnin pjese ne aktivitete argetuese. Situata mund te kthehej ne nje tragjedi por operacioni i shpetimit rezultoi i suksesshem duke bere qe asnje person te mos pesoje lendimebrenda qendres tregtare apo pallateve te banimit.