Mijera vjet i fshehur mes bimesise, zbulohet qyteti antik ne Amazone

Në Amazonë është gjetur një qytet i madh antik i fshehur për mijëra vjet nga bimësia dhe ky zbulim sipas arkeologëve ndryshon atë që dimë për historinë e njerëzve që jetojnë në Amazonë.

Shtëpitë dhe sheshet në zonën Upano, në Ekuadorin lindor janë të lidhura nga një rrjet mahnitës rrugësh dhe kanalesh si dhe zona shtrihet nën hijen e një vullkani që krijoi toka të pasura, por kjo gjithashtu mund të ketë çuar në shkatërrimin e shoqërisë.

Prof Stephen Rostain, drejtor i hetimit në Qendrën Kërkimore Shkencore në Francë thotë se “ky qytet është më i vjetër se çdo vend tjetër që njohim në Amazonë. Ne kemi një pikëpamje eurocentrike të qytetërimit, por ky zbulim tregon se duhet të ndryshojmë idenë tonë mbi kulturën dhe qytetërimin.”

Shumica e njerëzve të këtij vendi kane jetuar në grupe të vogla, të zhveshur, në kasolle dhe duke pastruar tokën por kjo tregon se njerëzit e lashtë jetonin në shoqëri të ndërlikuara urbane,”thotë Antoine Dorison, arkeolog në Qendrën Kërkimore Shkencore në Francë.

Sipas arkeologëve mendohet se qyteti është ndërtuar rreth 2500 vjet më parë dhe njerëzit kanë jetuar atje per 1000 vjet.

Arkeologët gjithashtu kombinuan gërmimet tokësore me një studim të një zone prej 300 km katrorë duke përdorur sensorë lazer nga një avion që mund të identifikonte mbetjet e qytetit nën bimët dhe pemët e dendura. Shkencëtarët besojnë se shumë prej këtyre mbetjeve ishin shtëpi, një pjesë e të cilave thuhet se janë përdorur për qëllime ceremoniale.

Shkencëtarët identifikuan gjithashtu rrugë me kanale në të dyja anët, të cilat besohet se ndihmuan banorët e vendit në menaxhimin e ujit të bollshëm në rajon.