Prej disa vitesh banorët e Darëzezës po vuajnë ndotjen e shkaktuar nga kolektori i Hidrovorit në të cilin grumbullohen dhe shkarkohen ujërat nga kanalet kullues të Frakullës, Levanit Dërmenasit dhe Topojës. Shkak i ndotjes sipas banorëve jane komplekset blektorale. Protestuesit thane se ne kolektor derdhen mbetjet nga therja e kafsheve por edhe nga pastrimi i stallave me detergjentë. Kjo e fundit thanë ata dëmton edhe ekosistemin e përgjatë kolektorit kullues dhe zones bregdetare
“ Ne kemi vite që vuajmë nga ky problem, që kur u ndërtuan komplekset blektorale në Levan. Po tani ndotja është e madhe dhe kërkojmë zgjidhje”, tha Neki Feta kryeplaku i fshatit Darëzezë
“ Është i ndotur, ne nuk e dimë se çfare e shkakton ndotjen. Nuk jemi ekspertë po dyshojme se vjen nga stallat e komplekseve të derrave dhe lopëve. Mua më ngordhi lopa para disa ditësh”, tha një protestues
“ E gjithë kjo është urinë, urinë e derrave. Gjatë gjithë vitit bagëtitë pijnë nga ky ujë. E përdorim edhe për vaditje megjithëse eshte kanal kullues. Na thahen të mbjellat. Plus qe ne jemi edhe zonë bregdetare, asnjë turist nuk vjen me këtë gjëndje që është uji”, tha një tjeter banor duke sjellë në vëmendje se kolektori derdhet në det
Agjensi si IMT dhe NjKShP nuk e kanë të qartë se cili autoritet duhet të ndërhyje për të parë nivelin dhe elementët ndotës në kolektor duke qënë se marrja e monstrave bëhet kryesisht për ujin e pijshëm.
Bordi i Kullimit gjithashtu nuk ka kompetencë për aspektin mjedisor të ujërave në kanalet kullues.
“ Aty i hedhin mbetjet e kafsheve dhe stallave edhe vete fermeret. Ary derdhen edhe ujërat e zeza nga fshatrat. Ne nuk kemi tagrin të monitorojmë ndotjen. Janë disa kanale, është një skemë e tëre kulluese që grumbullohet në këtë kolektor. Fillon nga Frakulla vazhdon në Levan dhe lidhet edhe me zonen e Semanit e derdhet në det. Por marrja e monstrave për matjen e ndotjes nuk është përgjegjësi e jona. Bashkia duhet të bëje rregullatorin në kete situate. Të mos lejojë derdhjen e mbetjeve dhe ujërave të zeza në kanalet kulluese”, tha Theodor Stefa drejtori i Bordit te Kullimit.
Bashkia e Fierit nuk është përgjigjur dhe as nuk ka reaguar për protestën e banorëve ndersa pritet së shpejti të çelë sezonin turistik si çdo vit me ceremoni pikërisht në Darëzezë.