Barie Gjuni, gjyshja qe mbajti per tete dite nipin e saj te fshehur nga nena, tregoi para oficereve te policise te gjitha levizjet gjate ketyre diteve. Ajo tha se ishte kemengulja e djalit qe ndodhet ne Belgjike per tu dorezuar dhe per te kthyer femijen tek nena e tij. Nder te tjera Baria tha se e kishin vendosur me bashkëshortin Rexhepin ta merrnin nipin e ta rrisnim vetë sepse ai është djali i djalit të tyre.
” Të shtunën që shkoi e morëm dhe unë u largova nga shtëpia dhe u nisa për në fshatin tim në Gjinaj të Krumës te prindërit e mi. Atje kam fjetur nje nate. Diten tjeter kam shkuar te Vendi i Mire ne fshatin Buzmadh të Kukësit, ku qendruam per nje nate tjeter aty. Diten e trete shkova te kusherira ime ne Kukës. Me pas, pashë ne lajme qe policia po kontrollonte ne Kukës e Has dhe kam shkuar ne Tirane ku kam fjetur ne 4 hotele te ndryshme. Vendosa ta dorezoj nipin per shkak te ndjekjes së policise por edhe se nje vëlla i im u arrestua e një tjetër është shpallur në kërkim pasi ata nuk kanë gisht në këtë çështje. Por edhe im bir qe ndodhet ne Belgjike kembenguli ta ktheja djalin tek nena e tij”, ka deklaruar nder te tjera Barie Gjuni, e cila mbajti te fshehur nipin 3-vjecar per plote tete dite.