Pas dy muajsh në arrati, ka rënë në prangat e policisë emigranti shqiptar që akuzohet për vrasjen me armë zjarri të një 39-vjeçari në Athinë.
Mediet greke bëjnë me dije se vrasja e 39-vjeçarit ka ndodhur më 31 korrik të këtij viti në mes të rrugës në zonën e Agia Varvara, Athinë.
Sakaq mësohet se autori u arrestua dje në zonën e Hajdarit.
Autori dhe viktima kishin pasur një debat të fortë brenda në një shtëpi. Më pas ata dolën jashtë dhe pikërisht atëherë emigranti shqiptari nxori armën dhe hapi zjarr ndaj 39-vjeçarit.
Burime policore dyshojnë se ngjarja mund të ketë lidhje me mosmarrëveshjet qe dy personat kishin për drogën, pasi dyshohet të kenë qenë të përfshirë në trafikimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.