Shumë njerëz kanë frikë nga detet dhe oqeanet për shkak të krijesave që fshihen në thellësi, disa prej të cilave janë vërtet rrëqethëse.
Studiuesit nga Universiteti i Australisë Perëndimore dhe organizata “Kelpie Geosciences” kanë publikuar një video të regjistruar në Paqësorin Jugor më 8 maj, e cila të lë pa frymë.
Ajo shtriu tentakulat e saj, ndoshta duke menduar se kishte siguruar drekën. Kjo specie, meqë ra fjala, është e njohur për dy fotofora të mëdha në fund të tentakulave që prodhojnë biolumineshencë, raporton LadBible
Pra, kallamari, i cili arrin gjatësinë maksimale deri në 2.3 metra dhe peshon deri në 160 kilogramë, ka “fenerë” për lëvizje më të lehtë në errësirë!
Në të njëjtën kohë, ato shërbejnë për të ngatërruar dhe mashtruar gjahun.
“Ndërsa shikonim videon, kuptuam se kamera ishte ‘sulmuar’ nga Taningia danae”, thanë studiuesit. /Telegrafi/