Gjykata e Larte vendosi te mos pranoje rekursin e Berishës kundër vendimit të Apelit të GJKKO-së që nuk e lejonte të shkonte në Kuvend. Ndërkohë ish kryeministri Sali Berisha vijon të sfidojë drejtësinë, duke thyer vendimin e Gjykatës së Posaçme e cila me caktimin e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’ e ndalon të pranojë në banesë persona të tjerë që nuk janë familjarë.
TIRANE- Ish kryeministri Sali Berisha humb një tjetër betejë me gjyqësorin. Gjykata e Lartë vendosi sot të mos pranojë rekursin e Berishës kundër vendimit të Apelit të GJKKO-së që nuk e lejonte të shkonte në Kuvend
ospranimin e rekursit te paraqitur nga Sali Berisha, kundër vendimit me nr. 57(87-2024-84), datë 25.03.2024, te Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë.
Prej 30 dhjetorit 2023 ish kryeministri vijon të jetë nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ pasi është në hetim për ‘korrupsion pasiv’ lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave.
Ndërkohë më 19 janar 2024 Prokuroria e Posaçme (SPAK) e Sali Berishës për t’u paraqitur në seancat plenare të Kuvendit, në cilësinë e deputetit. Edhe pse vendimi u ankimua ai u la në fuqi në të gjitha shkallët e gjyqësorit