Nje furgon me turiste franceze qe udhetonin drejt Beratit eshte perplasur me nje autokombajne ne vendin e quajtur Kryqezimi i Karbunares. Autokombajna ka dale nga nje rruge dytesore kur furgoni me turiste po levizte ne rrugen drejt Beratit. Drejtuesi i furgonit nuk e ka pare kombajnen qe ka dale me shpejtesi duke bere qe te dy mjetet te perplasen koke me koke. Per pasoje jane lenduar lehte 7 turiste te cilet u derguan ne spitalin e Lushnjes ku i nenshtruan kontrolleve mjekesore. Te gjithe shtetasit franceze kane lene spitalin disa ore me pas.