Gjendja aktuale e rezervës së shtetit nisur nga mungesa e ushqimeve, por produkteve të nevojshme në rast fatkeqësish, ka rikthyer vëmendjen e qeverisë në përmirësimin e ligjit ekzistues në 70% të tij.
Nëpërmjet një projektligji të hedhur për konsultim publik specifikohen drejtimet në të cilat do të ndërhyhet.
“Nevoja për qartësimin e pozicionit të rezervës materiale të shtetit në funksion të mbrojtjes së qytetarit. Nevoja për organizimin e infrastrukturës së rezervës materiale të shtetit sipas një plani mbi menaxhimin e mallrave, plotësimin e nevojave nisur nga ndryshimet e numrit të popullsisë, por dhe Nevojës për riorganizimin e mënyrës së menaxhimit, plotësimit, shpërndarjes, freskimit e mirëmbajtjes së mallrave ngritën domosdoshmërinë e ndërhyrjes nëpërmjet një akti të ri”, shprehet Eriola Hoxha, pedagoge në UMSH.
“Ishte e nevojshme të ndërhyhej nisur nga gjendja aktuale.”
Por a na ushqen dot qeveria në rast fatkeqësish? Sipas një raporti auditimi të kryer nga KLSH rezulton se ndonëse sasia minimale rezervë e grurit duhej të ishte 300 tonë, karburantit 100 mijë litra dhe ujit 3 mijë litra, në magazina nuk kishte asnjë nga këto produkte.
Por përveç mungesës së shumë produkteve të nevojshme, sipas KLSH ato ekzistuese nuk inventarizohen, por dhe në rezervat materiale nuk kryhen analiza mbi cilësinë dhe sasinë kur produktet blihen nga furnitorët.
Pedagogu Zylyftar Bregu, i cili edhe e ka studiuar këtë situatë të rezervave të shtetit, gjendja paraqitet e njëjtë në çdo degë të qyteteve të tjera të Shqipërisë.
Sipas tij, dështimi i tenderave për furnizimin e magazinave të Rezervave të Shtetit po rrezikon të cenojë sigurinë kombëtare.
Teksa në projektligjin e ndërmarrë parashtrohen dhe kushtet e magazinimit, në realitet sipas pedagogëve gjendja e këtyre godinave është e degraduar.
Gjendja aktuale e rezervës së shtetit nisur nga mungesa e ushqimeve, por edhe produkteve të nevojshme në rast fatkeqësish, ka rikthyer vëmendjen e qeverisë në përmirësimin e ligjit ekzistues në 70% të tij.
Nëpërmjet një projektligji të hedhur për konsultim publik specifikohen drejtimet në të cilat do të ndërhyhet.
“Nevoja për qartësimin e pozicionit të rezervës materiale të shtetit në funksion të mbrojtjes së qytetarit. Nevoja për organizimin e infrastrukturës së rezervës materiale të shtetit sipas një plani mbi menaxhimin e mallrave, plotësimin e nevojave nisur nga ndryshimet e numrit të popullsisë, por dhe Nevojës për riorganizimin e mënyrës së menaxhimit, plotësimit, shpërndarjes, freskimit e mirëmbajtjes së mallrave ngritën domosdoshmërinë e ndërhyrjes nëpërmjet një akti të ri”, shprehet Eriola Hoxha, pedagoge në UMSH.
“Ishte e nevojshme të ndërhyhej nisur nga gjendja aktuale.”
Por a na ushqen dot qeveria në rast fatkeqësish? Sipas një raporti audit të kryer nga KLSH rezulton se ndonëse sasia minimale rezervë e grurit duhej të ishte 300 tonë, karburant100 mijë litra dhe uje 3 mijë litra, në magazina nuk kishte asnjë nga këto produkte.
Pervec mungesës së shumë produkteve të nevojshme, sipas KLSH ato ekzistuese nuk inventarizohen, por dhe në rezervat materiale nuk kryhen analiza mbi cilësinë dhe sasinë kur produktet blihen nga furnitorët.
Pedagogu Zylyftar Bregu, i cili edhe e ka studiuar këtë situatë të rezervave të shtetit, thote se gjendja paraqitet e njëjtë në çdo degë të qyteteve të tjera të Shqipërisë.
Sipas tij, dështimi i tenderave për furnizimin e magazinave të Rezervave të Shtetit po rrezikon të cenojë sigurinë kombëtare.
Teksa në projektligjin e ndërmarrë parashtrohen dhe kushtet e magazinimit, në realitet sipas pedagogëve gjendja e këtyre godinave është e degraduar. /A2CNN.com