Dritan Dajti ka lënë për disa orë qelinë ditën e sotme. Nën masa të rrepta sigurie Dajti ka marrë pjesë në varrimin e nënës së tij, e cila ndërroi jetë një ditë më parë.
Pas përfundimit të ceremonisë mortore, Dritan Dajti është shoqëruar nga polica nën masa të rrepta sigurie dhe po kthehet sërish në burgun e Peqinit, ku vuan dënimin me burgim të përjetshëm
Mësohet se për të siguruar pjesëmarrjen e tij në varrim dhe kthimin sërish në qeli, janë angazhuar forca të shumta policie, nga forcat RENEA dhe ato të burgjeve.
Kujtomë se pak javë më parë Dajti ka kërkuar lirimin e tij nga burgu, pasi ai pretendon se e ka përfunduar dënimit me 25 vite burg, pretendim që i është mohuar deri më tani.