“Darka e Fundit” në Lojërat Olimpike, Erdogan: Nen maskën e lirisë u shkel dinjiteti njerëzor”

Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike që u zhvillua më 26 korrik, me shfaqjen e një parodie provokuese të “Darka e Fundit” e Leonardo da Vinçit, ngjalli reagime të shumta ndër komunitetet fetare, kryesisht atë të Krishterë.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan gjatë një bisedë telefonike me Papën, shprehu indinjatën e tij për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit.

Për kreun e Turqisë, demonstratat imorale të organizuara gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit kanë shkaktuar indinjatë dhe reagime jo vetëm në komunitetin katolik, por dhe në atë mysliman.

” Nën maskën e lirisë së shprehjes dhe tolerancës është shkelur dinjiteti njerëzor, janë tallur vlerat fetare dhe morale dhe kjo i ofendoi muslimanët si dhe botën e krishterë’, thuhet në njoftimin e zyrës për mediat të presidentit Erdogan.”

‘Propaganda e çoroditur dhe kolapsi moral në të cilin po zhytet bota në Lojërat Olimpike, të cilat mbahen me qëllim të bashkimit të njerëzve janë sinjale alarmante’, thuhet ndër të tjera në deklaratën e departamentit të komunikimit të liderit turk, Erdogan.

Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike, e cila u zhvillua më 26 korrik, shfaqi një parodi provokuese të “Darkës së Fundit” të Leonardo da Vinçit. Pjesë të ceremonisë që qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale ndezën debate në të gjithë Evropën dhe jo vetëm, duke deturuar organizatorët të kërkonin falje për skandalin..