Mushkonjat nuk i pickojne njerezit qe hane keto ushqime

Përveç temperaturave shumë të larta, një shqetësim për të gjithë gjatë verës janë edhe mushkonjat.

Por a e dini se nëse hani këto ushqime, mushkonjat do t’ju rrinë larg

Qepë
Hudhra apo qepë, nuk ka rëndësi. Kur hani këtë ushqim çlirohet allicina (një përbërës organosulfurik) , që largon mushkonjat

Uthulla e mollës
Ndoshta ne nuk e ndjejmë, por aroma që merr trupi pas konsumimit të uthullës së mollës i largon mushkonjat. Një lugë në ditë rekomandohet si pjesë e një sallate apo vakti tjetër.

Thjerrëzat, fasulet, domatet
Këto tre ushqime janë në të njëjtin grup, sepse përmbajnë tiaminë, e njohur më mirë si vitamina B1. Edhe pse nuk e vini re, kjo vitaminë largon insektet në përgjithësi.

Ushqim i kripur
Kur hani ushqim të kripur, niveli i kripës në trup rritet dhe shpejt bëhet i padurueshëm për mushkonjat./ shqiptarja.com