NYT: Nje shtet brenda Shqiperise si Vatikani ne Itali do themelohet se shpejti

Kryeministri Edi Rama tha se do te lejoje nje enklave ne stilin e Vatikanit per Bektashinjte, nje urdher i Shiiteve Sufi, si nje menyre per te promovuar tolerancen fetare, shkruan New York Times.

Shteti qe NYT e quan shtet mysliman, do te kete permasat e pese blloqeve tw New Yorkut, me sovranitet territorial si Vatikani ku do lejohet alkoli dhe grave nuk do t’u vendosen rregulla per veshjen.

Sipas prestigjozes amerikane, kryeministri shqiptar ka thene se shteti bektashi, do te quhet Shteti Sovran Bektashi

“Tw gjitha vendimet do te merren me dashuri dhe kujdes”, ka thene Baba Mondi lideri boteror i bektashinjve, nje sekt mysliman i themeluar ne Turqi ne shekullin e 13-te por qe ka bazen ne Shqiperi.

Për NYT, Rama ka thënë se një gjë e tillë do të bëhet e mundur për të promovuar tolerancën fetare.

“Ne duhet të kujdesemi për këtë thesar, që është toleranca fetare dhe që nuk duhet ta marrim kurrë si të mirëqenë. Një mikroshtet i moderuar islamik do të dërgonte një mesazh: Mos lejoni që stigma e myslimanëve të përcaktojë se cilët janë myslimanët”, tha Rama.

Qyteti do të krijohet në një hapsirë prej 27 hektarësh, sa ¼ e sipërfaqes së Vatikanit, dhe do të udhëhiqet nga kryegjyshi botëror Baba Mondi, i cili ka thënë se do të lejohet alkooli, do të lejohen gratë të veshin çfarë të duan, dhe nuk do të imponojë rregulla të stilit të jetesës.

“Madhësia e qytetit nuk ka rëndësi. Unë nuk kam nevojë të jem diktator. I vetmi kufizim domethënës në autoritetin tim do të jetë Zoti. Vetëm Zoti nuk bën gabime”, tha Baba Mondi.

Kryegjyshata botërore e bektashinjve, e themeluar në shekullin e 13-të në Turqi, ndodhet aktualisht  në zonën lindore të Tiranës.

Në artikullin e NYT, Shqipëria përshkruhet si një vend i varfër, gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar njerëzit ndërsa përmenden strehimi i hebrenjeve gjatë Luftës së Dytë Botërore, apo afganëve të ikur nga talebanët në 2021.