Presidenti i Urdherit Veterinar Ervin Resuli ka denoncuar nje tjeter skandal te AKU dhe autoriteteve qe merren me sigurine ushqimore. Behet fjale per nje substance kancerogjene qe ka rezultuar ne sasira mbi normen e lejuar ne te gjitha mostrat e qumeshtit te kompanive te medha te perpunimit te qumeshtit ne vend. Aflatoksina, eshte nje substance qe prodhohet nga myku ne disa lloje dritherash e me pas kalon te kafshet pasi ushqehen me to. Nivelet e larta te kesaj toksine shkaktojne kancer te melçise. Por permasat e skandalit duket se perkeqesohen jo nga gjetja e aflatoksines ne qumeshtin dhe nenproduktet e tij, por nga fshehja e situates nga AKU. Sipas Resulit, mostrat jane marre ne te gjitha baxhot e kompanive vendase dhe kane rezultuar ne masen 40% te kontaminuara me Afla toksine. I pyetur per emrat e kompanive produkti i te cilave ka rezultuar me aflatoksine mbi normen, Resuli tha se AKU po i fsheh te dhenat duke ruajtur edhe anonimatin e kompanive.
“AKU nuk i tregon emrat e kompanive por dihet qe jane kompanite e medha te cilat qumeshtin e importojne nga Serbia dhe w amballazhojne ai qumesht vendi”, sqaroi Ervin Resuli per newsgate.al.
Postimi i Ervin Resulit
SKANDAL ❗️
MINISTRIA E BUJQËSIS FSHEH SKANDALIN E AFLATOKSINËS – QUMËSHT I KONTAMINUAR NË TREGUN SHQIPTAR!
Në fshehje të plotë nga institucionet shtetërore, shqiptarët kanë konsumuar qumësht dhe nënprodukte të tij të ndotura me aflatoksinë M1, një toksinë kancerogjene dhe shumë e rrezikshme për shëndetin e njeriut. Nga 26 mostra të marra nga Janari 2024 deri në Prill 2025, 10 prej tyre kanë rezultuar pozitive, pra gati 40% të qumështit të kontrolluar ishte i kontaminuar mbi normat e sigurisë ushqimore.
Në vitin 2024 ishin vetëm 2 mostra jokonforme. Por vetëm për katër muajt e parë të vitit 2025, janë zbuluar 8 mostra jokonforme – disa me vlera tronditëse si 0.882 µg/kg, shumë mbi kufirin e lejuar maksimal prej 0.05 µg/kg.
Po autoritetet çfarë kanë bërë?
Kanë heshtur.
Nuk kanë informuar publikun.
Kanë marrë disa “masa administrative” dhe bllokuar produktin vetëm pas konsumit.
Kanë kërkuar “gjurmueshmërinë”, ndërkohë që qumështi helmues ka përfunduar në tavolinat tona, në goten e fëmijëve tanë, në çerdhet, kopshtet, shkollat, spitalet, shtëpitë tona.
Ku janë rezultatet e inspektimeve për qumështin që qarkullon në fabrika , baxho, supermarkete, qumështore, restorante dhe markete lagjesh?
Pse nuk është ngritur asnjë kallëzim penal për shpërndarjen e ushqimeve të rrezikshme?
Kush janë fabrikat burimi i këtij produkti të ndotur?
AKU e ka detyrim ligjor informimin e publikut !
Mjaft me fshehje! Mjaft me rrezikim të jetës!
Siguria ushqimore nuk është statistikë laboratorike, por e drejtë themelore e çdo shqiptari.