“Vdekja e Greqisë”, Elon Musk alarmon me postimin e tij për krizën demografike

Postimi i Elon Musk rreth “tragjedisë” së Greqisë shkaktoi sensacion, duke komentuar krizën demografike që po çon në mbylljen e qindra shkollave.

Konkretisht, Musk e ribotoi postimin në faqen e internetit Visegrad24, e cila citon një fragment nga artikulli i Financial Times në lidhje me mbylljen e 700 shkollave për shkak të mungesës së fëmijëve.

“Më shumë se 700 shkolla janë mbyllur në Greqi për shkak të krizës së zgjatur demografike.

Greqia ka një nga normat më të ulëta të fertilitetit në Bashkimin Evropian – rreth 1.3 lindje për grua. Popullsia po plaket me shpejtësi, ndërsa të rinjtë po largohen masivisht nga vendi.

“Gjatë vitit shkollor 2025-2026, 721 shkolla do të mbyllen, pasi nuk arritën pragun minimal prej 15 nxënësish të kërkuar për të qëndruar të hapura”, thuhet në publikimin e ripostuar nga Elon Musk.