Kapet autori i ngjarjes në Gjorm të Selenicës
Pas pesë orësh arrati, policia ka arritur të arrestojë autorin e ngjarjes së ndodhur në fshatin Gjorm të Selenicës.
Sipas burimeve zyrtare, personi u lokalizua dhe u kap në zonën malore të Gjormit, ku ishte fshehur pas ngjarjes.
Forcat e policisë kanë ndërhyrë pas një operacioni të shpejtë kërkimi, ndërsa pritet që në vijim të bëhen publike detaje të tjera mbi motivet dhe rrethanat e ngjarjes.
Autori i dyshuar: “E vrava për një arsye të fortë, por s’mund ta them ende”
Autori i dyshuar është marrë në pyetje për më shumë se një orë nga hetuesit. Gjatë dëshmisë së tij, ai ka deklaruar se krimin e ka kryer për një “arsye të fortë”, të cilën ka refuzuar ta bëjë publike në këtë fazë.
“E vrava për një arsye të fortë që s’mund ta them, pasi i kisha thënë disa herë që duhet të reagonte,” – ka thënë ai përpara oficerëve të policisë.
Sipas burimeve, autori ka shtuar se ndoshta në një moment tjetër do të jetë gati të tregojë arsyen e vërtetë pas ngjarjes.