Nga Çuka ku ndodhen forcat e Emergjencave Civile Ministri Vengu dhe Kryetari i Bashkisë Caci kane deklaruar se situata nuk është aspak e favorshme për shkak të reshjeve intensive që vazhdojne të jenë prezente, ndërsa po punohet që argjinatura e lumit Bistrice të stabilizohet në dy ditët e ardhshme. Ndërsa në zonë po shpërndahen rezervat materiale të shtetit për dhjetra familje të zonës së prekur nga katastrofa natyrore.
“ Jemi ne nje front te trete metorologjik ne mbare vendin, rreth 1500 hektare jane ne uje, 500 ne bashkine Kurbin dhe Lezhe, pjesa e Devollit dhe Maliqit ku ujerat kane rene, kemi Vjosen dhe Semanin me nje siperfaqe te konsiderueshme brenda argjinaturave por qe kercenojne disa fshatra, kemi Saranden te prekur ne menyre masive me 500 hektare nen uje, ndaj te gjitha forcat si ato xheniere, forca te bashkise, emergjecat qe jane ne terren per te rehabilituar argjinaturen e Bistrices, duke vene qellim qe ne 2 ditet e ardhshme te veme ne stabilitet”, tha ministri Vengu
Ministria e bujqesise eshte angazhuar ne ofrimin e mbeshtetjes per fermeret, per demet qe kane pesuar, dhe rezervat materiale te shtetit kane filluar sot ne shperndarjen e ndihmesave me pako ushqimore.
Kreu I bashkise Sarande tha se reshjet e diteve te fundit jane me te medhate ne dekada
“ Situata vazhdon te jete e paqendrueshme, moti nuk po na favorizon ne gjithe kete, bashkia ka qene ne terren, kemi filluar duke pasur fokus shpetimin e jetes se njerezve ne rradhe te pare, me gjene e gjalle e me bizneset e te gjitha problematikat qe solli kjo situate qe sipas metorologeve nuk ka ndodhur ne 40 vjet ne Sarande, nuk ka ndodhur kjo sasi rreshjesh qe ndodhi keto dite, shpresojme qe brenda pak ditesh ta sjellim situaten ne kontroll, kerkojme ndjese dhe bashkepunim nga gjithe qytetaret e Sarandes, ne jemi ne terren dhe shume shpejt cdo gje do sillet ne normalitet”.