Vellai i gruas se vrare ne Rroskovec: Atë qen le ta groposin ne kanalin më të thellë

Dhimbje e pangushellueshme per humbjen e nenes padrejtesisht. 9 femijet e bashkeshorteve Rrapaj po varrosin nenen e tyre. Asnje fjale, asnje pike loti per babain vrases trupin e te cilit e kane lene ne morg.

Mesditen e se martes Shefit Rrapaj vrau gruan e tij e me pas veten, ne banesen e tyre ne Kuman te Rroskovecit.

Motivi, banal, i justifikuar vetem nga tradita patriarkale ku burri i shtepise, vendos edhe per vendin se ku do mbillen patatet

Shefit rrapaj kishte raportuar nje konflikt familjar ne policine e Rroskovecit, disa dite mw parw per njw debat mes tij, djalit dhe gruas ku ai kishte kundershtuar te birin per mbjelljen e tokave.

” Dhjetw dite me pare me mori nipi me tha kemi debatuar dhe babai ka bere denoncim ne polici. Erdha ketu, i fola: Shefit, pse debatoni, sivjet u mboll ketu vitin tjeter atje ku do ti. Po ai ishte problematik. Ka qelluar veten me pushke vite me pare. Ne do varrosim motren tone. Ate qen le ta hedhin ne kanalin me te thelle”, tha per mediat Ermal Azizaj, vellai i 75 vjecares se vrare nga bashkeshorti.

Ngjarja tronditi komunitetin e vogel te Kumanit. Fqinj dhe te aferm tregojnw per nje burre autoritar dhe nje grua te urte qe duronte bashkeshortin por sakrifikonte gjithkca per femijet, madje edhe jeten

” Dashuria ishte ketu disa dite me pare, u takuam ne dyqan, i thashe te qendronte po me tha do iki se kam Shefitin semure. Kam qare per ate grua, ishte e mire, zonje”, thote Natasha Vrapi, fqinje.

Policia e Fierit dhe ekspertet mjekoligjore konfirmuan se 80 vjecari vrau bashkeshorten me nje arme zjarri tip pushkw te cilen e mbante tw fshehur nentoke prane baneses. Me pas qelloi veten ne koke.

Ne deshmine e tij ne polici, Artur Rrapaj djali i te ciftit i cili ishte kthyer ne vendlindje vetem disa jave me pare tha se kishin debatuar per te mbjellat me babain. Diten e tragjedise ishte larguar ne mengjes per nje konsulte mjekesore ne Polikliniken e Fierit. Policia verifikoi pamjet filmike nga poliklinika e Fierit qe konfirmojnw se 30 vjecari kishte qene aty.

” Kur u ktheva i gjeta te gjakosur brenda shtepise. Nuk dija cfare te beja, pesova shok, ishte e tmerrshme, gjaku kishte mbuluar dyshemene. Lajmerova kusheririn ne telefon dhe pastaj policine”, mesohet te kete thene 30 vjecari ne polici

E ndjera Dashuri Rrapaj do te prehet ne varrezat e fshatit te lindjes ne Allambreas te Beratit ku u percoll mes dhimbjes dhe loteve nga 9 femijet, vellezerit dhe motrat. Ne ceremonine mortore nuk ishin te pranishem te afermit e Shefit Rrapaj. Nese trupi i ketij te fundit nuk do te terhiqet nga familjaret atehere ceremonine e varrimit do ta kryeje bashkia e Rroskovecit