Eshte vetedorezuar para 3 oresh nje nga te rinjte qe mori pjese ne sherrin e dhunshem ne Gjasht te Sarandes, qe perfundoi me vrasjen e 66-vjecarit Rexhep Ismaili. Ai eshte Kostandin Vogli, 31 vjec, banues ne Shen Vasil te Himares.
Vogli eshte transportuar drejt spitalit te Sarandes ku ka marre ndihmen e pare, pasi rezultonte me nje plage me arme zjarri ne kembe. Gjate qendrimit ne spitalin e Sarandes, Vogli eshte marre ne pyetje nga prokurorja e ceshtjes, nderkohe qe pritet te transferohet drejt Spitalit te Vlores per mjekim me te specializuar, por edhe per ceshtje sigurie.
Kostandin Vogli dyshohet te jete personi qe kishte konflikt me 50-vjecarin Tori Ruci dhe per kete mendohet se ka thirrur disa miq te tij pasi e kishte pikasur Rucin ne lokalin e 66-vjecarit Rexhep Ismaili. Pikerisht aty ka shperthyer konflikti fizik me sende te forta, qe ka degjeneruar me pas ne shkembim zjarri mes paleve.
Mendohet se Vogli eshte plagosur nga te shtenat me kallashnikov nga Rexhep Ismaili, cka detyroi me pas nje prej te rinjve te hapte zjarr me pistolete duke e vrare ate.
Kostandin Vogli rezulton person me precedente penale per “drejtimi i automjeteve ne menyre te parregullt”, nderkohe qe ne gusht 2023 ishte shpallur ne kerkim per “prodhim dhe shitje te lendeve narkotike” dhe “kultivim i bimeve narkotike”, por nuk dihet nese ka kryer denim per keto vepra.