Referendum apo zgjedhje, demokrati kandidat per PD e Fierit jep pergjigjen per ironite ndaj zgjedhjeve ne PD

Zgjedhjet ne PD jane diskutuar gjeresisht me tone kritike, deri diku edhe me ironi per faktin se kreu i kesaj force politike Sali Berisha eshte kandidat i vetem ne gare. Ne fakt sipas shume analisteve kjo nuk eshte nje gare zgjedhore por nje referendum dhe si i tille, ka kuptim kur kerkohet votimi per njw figure te caktuar. Por mes reagimeve per debatin qe po zhvillohet ne lidhje me zgjedhjet ne PD, nje pergjigje qe duket se shuan dhe ezauron gjithe debatin, ka ardhur nga Fieri. Gentjan Koçi, kandidat potencial per drejtimin e PD se Fierit ka sqaruar edhe ne terma teknike dhe politike se cfare eahte ky proces zgjedhor brenda PDSH. Sipas Koçit, referendumi eshte i ndryshem bga zgjedhjet me shume alternativa dhe eshte i tille sepse votuesit thirren te votojne per nje drejtim sic thote ai, ose figure politike ne rastin konkret per qendrimin ose jo te Sali Berishes ne krye te partise.

Statusi i plote

Referendumet historikisht nuk janë bërë për të krijuar “show” me shumë emra në fletë votimi, por për t’i dhënë njerëzve mundësinë të shprehen qartë për një drejtim, një qëndrim dhe një përfaqësim.

Prandaj nuk kuptoj habinë e disave për faktin që në këtë referendum është një alternativë e vetme.

Në shumë raste, vetë referendumi funksionon pikërisht mbi këtë parim: je PRO ose KUNDËR.

Sot demokratët po japin pikërisht këtë përgjigje me votë.

Dhe përtej ironive të zakonshme mediatike, ka një realitet që nuk ndryshon: vullneti politik matet te kutia e votimit jo me statuse ironike.

Unë votova me bindje.
Sepse ka procese që kanë peshë politike, historike dhe morale shumë më të madhe sesa zhurma e përditshme e ktyre statuseve.
✌🏻