Fier/ Dyshoi se edukatorja keqtrajtoi djalin 4-vjeçar në kopsht, nëna e fëmijës rreh edukatoren 44-vjeçare Dy gra janë proceduar penalisht në Fier, pas një konflikti që dyshohet se lidhet me keqtrajtimin e një fëmije 4-vjeçar në një kopsht shtetëror.
Sipas njoftimit të Policisë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Fier kanë proceduar penalisht dy shtetaset me inicialet E. P., 44 vjeçe, edukatore në kopshtin nr 10 dhe E. L., 29 vjeçe, të dyja banuese në Fier.
Nga hetimet paraprake dyshohet se edukatorja ka keqtrajtuar fëmijën 4-vjeçar, i cili është djali i 29-vjeçares. Nga ana tjetër, nëna e fëmijës dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj edukatores.
Policia po vijon procedurat për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.