“Policë për kokë” në kinema ‘Milenium’ shndërrohet në një festë, ku bëhen bashkë personazhe të kulturës, showbizit por edhe politikës e biznesit…
Të pranishmit e shumtë në numër, bëjnë që filmi të shfaqet edhe në ambientet e jashtme të kinemasë Nik Xhelilaj e Olsi Bylylku, dy protagonistët e përzgjedhur nga regjisori i ri Aldo Marku, janë motori i jetësimit të historisë së investigimit për krimin e organizuar e korrupsionin, në zhanrin aksion-komedi.
Të dy aktorët kryesorë para premierës nuk i fshehin emocionet, edhe pse ky do të jetë i pari ballafaqim me punën e bërë, tashmë në radhët e spektatorëve. Dy investiguesit kontrovers, i shkojnë pas zbardhjes së vjedhjes së përgjakshme të një valixheje, pas së cilës pleksen banka, biznesi, politika, e ndoshta edhe drejtësia… Aktori Arben Bajraktaraj i është bashkuar kastit, nën petkat e ministrit të drejtësisë, që orët nuk i ka fort të qeta…