Aksidenti i frikshem ne mbikalim, 20 vjeçari bente “shfaqje” shpejtesie me makinen e shokut

Momenti i aksidentit te frikshem ne mbikalimin e Kamzes eshte fiksuar nga kamerat e sigurisë se zonës. Perplasjes fatale i ka shpëtuar një mjet tip benz i cili në ato momente po kalonte në këtë rrethrrotullim.

I riu nga Fieri, të enjten kishte mbërritur në Tiranë. Audin ia kishte marrë një shokut të tij po në Fier, dhe në kryeqytet u takua me dy mikeshat e tij, që humbën jetën në aksident. Dy vajzat përkatësisht 22 dhe 23 vjeçe ishin pasagjere në mjetin Audi që drejtohej nga Klevis Ruçaj. Ky i fundit ndërroi jetë në spital, pak orë pas aksidentit.

Mësohet se 20 vjeçari ishte duke lëvizur me një shpejtësi mbi 200 km/h. Për shkak të rënnies në anën tjetër të autostradës, Audi përfundoi mbi makinën tip Hyndai, duke plagosur tre anëtarë të nje familjeje nga Elbasani, çiftin e bashkëshortëve Kurti dhe djalin e tyre. Ata ishin duke udhëtuar nga Tirana drejt Elbasanit dhe tani e kane kaluar rrezikun per jetën.

20 vjeçari kishte 1 vit që ishte pajisur me leje drejtimi. Gjobat ai i ka marrë që prej 6 shtatorit të 2022 e deri më 27 janar të këtij viti.