Mjek i përkushtuar dhe eksponent politik, Besnik Brahimaj, numri 1 në listën e PD për këshilltar bashkiak

Një mjek si Besnik Brahimaj, në Parlamentin Vendor të Fierit

I përfshirë në politikë, krahas përkushtimit në profesionin e mjekut prej dekadash, Besnik Brahimaj është angazhuar në zgjedhjet e 14 majit duke kandiduar për këshilltar bashkiak. Besnik i parimeve demokratike dhe i fjalës së lirë, Brahimaj qëndroi aktiv në strukturat e Partisë Demokratike edhe pse kjo e fundit ka vite që qëndron në opozitë. Ndryshe nga intelektualë dhe profesionistë të tjerë të cilet janë parë të shfaqen pranë strukturave të partive opozitare vetëm në prag zgjedhjesh, doktor Besniku ka qene vazhdimisht aty, mbështetës i PD dhe kauzave që opozita ka mbrojtur përgjatë viteve. 

Po kush është Besnik Brahimaj 

Një profesionist kalibri në obstetrikë dhe gjinekologji, Besnik Brahimaj është ndër personalitetet që pranohen dhe vlerësohen gjerësisht në Fier, madje edhe nga kampi kundërshtar politik. Është kjo arsyeja pse drejtuesit e PD në Fier vendosën ne krye te listës për këshilltarë bashkiakë, emrin e tij. Një “goditje” në shenjë e PD për të tërhequr sa më shumë vota.

Përvec eksperiencës së gjatë, doktor Besniku vlerësohet edhe për humanizmin që reflekton. Ai është zgjedhur me unanaimitet nga kolegët si President i Urdhërit të Mjekut për Qarkun e Fierit.  

Doktori Besnik Brahimaj ka mbaruar studimet e larta per mjekesi te pergjithshme ne Fakultetin e Mjekësisë Tirane. Me pas eshte specializuar per OBSTETER- GJINEKOLOG  ne kliniken Universitare ne Tirane.

Ne vitin 1991 ka filluar pune ne Maternitetin e Fierit ku vazhdon edhe sot.  Ka kryer disa kualifikime jashte shtetit ne fushen e obstetrik- gjinekologjise. Ka mbrojtur Masterin dhe me vone Doktoraturen ne fushen e Obstetrikes.

Vazhdon punen ne maternitetin e Fierit dhe eshte bere nje personazh veteran  ne kete institucion te rendesishem mjekësor.