Pak ditë më parë bota u befasua nga lajmi se aktori legjendar Al Pacino do të bëhet sërish baba në moshën 83-vjeçare! Përkatësisht, e dashura e tij Nur Alfala 29-vjeçe aktualisht është shtatzënë në muajin e tetë, por në fillim edhe vetë Pacino dyshoi se fëmija ishte vërtet i tij. Kjo është arsyeja pse ai ka kërkuar që atësia të konfirmohet me një test të ADN-së.
Më konkretisht, aktori dyshonte qe Nur te kishte mbetur shtatzënë me të pasi ai ka pasur nje problem mjekësor, i cili zakonisht çon në infertilitet. Në fund, ajo bëri një test të ADN-së, i cili vërtetoi padyshim se Pacino është me të vërtetë babai!