Atletja shqiptare, Eva Buzo ka folur nga spitali pas disa orësh nën mbikëqyrje të stafit mjekësor pasi 28 orësh not nga brigjet e Italisë drejt Vlorës. Nëpërmjet një videoje të postuar nga spitali ku po trajtohet Buzo thotë se është në gjendje të mirë dhe se sa më shpejt do të kontaktojë me ndjekësit e saj.
“Përshëndetje të gjithëve thjesht një mesazh i shkurtër, jam shumë mirë! Kam notuar për një kohë të gjatë dhe dua një pica të madhe dhe një pije energjike. Po më mbajnë në mbikëqyrje dhe do kontaktoj sërish me ju sa më shpejt të mundem. Çfarë noti!”- u shpreh Eva Buzo.
Pickimi nga nje kandil deti e detyroi shqiptaro-australianen te nderprese sfiden e saj drejt brigjeve shqiptare përmes Otranto’s. Pas më shumë se 28 orësh not Buzo u dorëzua pas insistimit të trajnerëve pak kilometra nga Karaburuni dhe ndodhet në spitalin e Vlorës në gjendje të mirë shëndetësore.