Muazez Mullalli është nëna e Gjergj Mullallit, 55-vjeçari i cili mbrëmjen e djeshme në fshatin Zemblak të Maliqit vrau bashkëshorten e tij, Luiza Mullalli në banesën e kësaj të fundit dhe më pas e hodhi në kanalin e ujërave të zeza.
E moshuara e ulur në derën e shtëpisë ka folur për mediat, duke u shprehur se për ngjarjen e mbrëmshme e ka marrë vesh nga mesnata, teksa dëgjonte njerëzit në rrugë që flisnin.
Ajo tha se djali i saj me nusen nuk është zënë ndonjëherë para tyre, pasi për më shumë se 20 vite kanë jetuar në Greqi.
Me djalin e saj, i cili vrau veten ditën e sotme pasi u rrethua nga policia tha se është takuar 2-3 ditë më parë.
“Mbrëmë nga mezi i natës e mora vesh për nusen, fliste njerëzia. Isha pas derës, një burrë tha Gjergji ka vrarë Luizën.
Nuk ziheshin te ne. Ata më shumë se 20 vjet jetuan në Greqi. Tre fëmijë që i kanë, goca e madhe ka një vajzë, e dyta ishte gati për t’u martuar, djali i ka 21 vjeç.
Gjergjin kam 2-3 ditë ose më shumë që e kam takuar” tha e moshuara.
Policia ka bërë publike pamjet e operacionit të shkallës së lartë të vështirësisë për lokalizimin e Gjergj Mullallit, i cili mbrëmjen e djeshme vrau bashkëshorten e tij, Luiza Mullalli.
55-vjeçari pasi ka parë policinë, ka qëlluar dy herë në drejtim të policisë, duke rrezikuar seriozisht jetën punonjësve të policisë
Autori në pamundësi për t’u larguar, pasi zona ishte e rrethuar nga punonjësit e Policisë i është bërë thirrje për t’u dorëzuar, por 55-vjeçari me armën e tij kallashnikov me të cilën vrau edhe bashkëshorten e tij ka vrarë veten me një plumb në mjekër.
Pamje me dron gjatë operacionit të shkallës së lartë të vështirësisë për lokalizimin dhe kapjen e autorit të vrasjes së bashkëshortes së tij shtetases L. M, 46 vjeçe, ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Zëmblak, Maliq.
Shtetasi Gj. M., 55 vjeç, pasi ka parë policinë, duke ju rrezikuar seriozisht jetën punonjësve të Policisë.
55-vjeçari në pamundësi për t’u larguar, pasi zona ishte e rrethuar nga punonjësit e Policisë dhe i është bërë thirrje e herëpashershme për t’u dorëzuar, ka hapur zjarr drejt punonjësve të policisë dhe në pamundësi për t’u larguar autori Gj. M., ka vrarë veten.