Ish-nën kryetarja e PD-së Fierit, Zamira Mërnica ka akuzuar drejtuesin politik të qarkut të Fierit, Gazmend Bardhin se po i shkakton kësaj force politike një humbje të thellë në zgjedhjet e 11 majit. Mernica, mw një kontribut të çmuar në PD e Fierit, si pasuese e të atit në politikë, të ndjerit Xhevat Mernica, ka dalë shpesh në deklarata publike ku ka kundërshtuar filozofinë e drejtimit të PD në Fier, drejtuar nga Luan Baçi. Por tani, ne prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kur PD e Fierit ka drejtues politik në qark, Gazmend Bardhin, Mernica vlerëson figurën e z. Baçi duke i kërkuar atij të marrë drejtimin e PD në Fier sepse sipas saj, me Gazmend Bardhin në krye, është vulosur një humbje e thellë e demokratëve në këtë qark.
Postimi i plotë
Si ish Kandidate për Deputete, ish Nën/Kryetare e Partisë Demokratike Dega Fier e vëmendshme në zhvillimin e Primareve, dua te shpreh mendimin tim në këtë situatë ndoshta vendimmarrëse për të ardhmen e PD, e duke drejtuar gishtin drejt “ Armikut Tim” Politik.
I nderuar Z.Luan Baci, ti kurrësesi nuk duhet të ishe zvendesuar me Gazmend Bardhin, pa patur dicka personale, por në gjykimin tim PD vulosi humbjen në Fier me Drejtuesin Politik që ndihmoi në shkatrrimin e PD vite më parë, njejtë si në atë kohë me gaz dhe me hunj.
Z.Baci më detyrohesh mua si kundershtare, dhe gjithë demokratëve të ndershëm të Fierit që ta shpëtosh PD e tjua rikthesh dinjitetin.
Të uroj suksese!