Me akuzat per “ Vrasje te punonjesve te policisë së shtetit” dhe armembajtjes pa leje do të përballet Azgan Mernica, vrasësi I efektivit te forcave “Shqiponja” në Fier. Gjyqtarja Dajana Ndreja pranoi kërkesën e prokurorisë për caktimin si mase sigurie ndaj 23 vjecarit, atë të të arrestit me burg pa afat ndërsa vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tij. Prokurori I cështjes Denis Hyka paraqiti në seance kërkesën për masën e sigurisë edhe akuzat që ka ngritur ndaj Mernicës. Ky I fundit ka qëndruar I heshtur përgjatë seancës dhe ëahtë përgjigjur vetëm kur gjyqtarja e pyeti për gjeneralitetet e tij. Avokatja e caktuar kryesisht nga gjykata ishte Arvenola Dore.
Mërnica mberriti në gjykatë nën masa të rrepta sigurie dhe I veshur me jelek antiplumb ndërsa shumë miq e të afërm ndodheshin jashtë mjediseve të gjykatës. Më herët në komisariatin e Fierit I pyetur se pse e vrau efektivin Mernica tha se ishin zenë dhë sharë teksa u këmbyen me makine në rrugën e fshatit Baltëz. Novruz Cenaliaj 28 vjec po shkonte në punë me makinën e tij kur u përball me 23 vjecarin Mernica. Pas një konflikti që sipas Mernicës nisi nga efektivi I cili e kritikoi për shpejtësinë më të cilën po udhëtontë në atë rrugë fshati, Cenaliaj u godit për vdekje nga 23 vjecari. Kamerat e sigurisë së një lokali në atë pjesë të rrugës, filmuan gjithcka pamjet janë tani pjesë e dosjes së prokurorisë. Të mërkurën trupi I efektivit u përcoll për në banesën e fundit.