Gjykata e Fierit vleresoi arrestimin ne flagrance dhe caktoi masen e sigurise per Florjan Muken dhe kusheririn e tij te mitur K.M. Për këtë të fundit avokati Ervis Goxhaj kërkoi të lihej i lirë sepse sipas tij i mituri nuk kishte rol aktiv ne vrasjen e 18 vjeçarit.
Në sallën e gjyqit dy të rintë pohuan deklaratat e tyre te dhlna gjatë marrjes në pyetje. Florian Muka që pretendon se sulmoi me thike kur u sulmua nga grupi i të rinjve dhe se nuk e dinte cilin goditi dhe K. M që tha se kur nisi konflikti kishte ikur duke vrapuar nga vendi i ngjarjes.
Si nisi sherri që i mori jetën 18 vjeçarit
Sipas dosjes hetimore dhe rrëfimit të autorit sherri qe coi ne vrasjen e Grei Bihucit ka nisur ne muajin dhjetor mes autorit Florjan Muka dhe Auron Çelës pasi ky i fundit i kishte marre nje thike dhe nuk ja kishte kthyer ne kohe. Kur Floriani i ka marre thiken Auronit dyshohet se e ka rrahur dhe fyer megjithese ne deklaraten e tij Floriani thote se nuk “bene debate”. Per kete arsye ka nisur nje armiqesi mes Mukes dhe Auron Çelës ku ky i fundit ka kerkuar te hakmerret. Cela i ka kerkuar Mukes te takoheshin serish ne 10 ditë para sherrit tragjik dhe bashke me te ishte edhe Nebi Alimadhi. Ky i fundit sipas Çelës e ka fyer dhe kapur per veshi Florianin. Në 11 mars te rinjte jane takuar serish. Dy grupe tashme ku me Florianin ishte edhe kusheriri i tij ndersa me Auron Çelën ishte Nebi Alimadhi, Olsi Serjani që mbeti i plagosur, Grei Bihuci i vrarë dhe nje person tjeter i paidentifikuar. Sipas deklarimeve ta para ne prokurori Alimadhi e qelloi me grusht dhe me pas nisi nje konflikt fizik. Sipas Mukës, grupi i Çelës ne te cilin ndodhej edhe viktima e ka sulmuar ate dhe kusheririn e tij. Per kete arsye 18 vjeçari ka nxjerre thiken dhe e ka drejtuar nga te rinjte duke qelluar Grei Bihucin pa ditur sic thote ai, se do ta plagoste per vdekje. Me pas thote Muka “jam larguar me vrap poshte ures dhe kam ndaluar kur degjova sirenat e policise. Të njëjtën gjë thotë se beri edhe K.M 17 vjeç kushëri i Mukës. Ai pretendon se nuk ka qëlluar me përforcues grushti por atë e kanë qëlluar me një mjet të tillë.
Sherri mes të rinjve ndodhi në mes të ditës në qëndër të Fierit ku mbeti i vrarë Grei Bihuci, nxënës i shkollës profesionale “Petro Sota” në degën e TIK.