Arrestohet 28 vjeçari qe vodhi kater dyqane brenda nates ne Fier

Hysen Driza 28 vjeç, nga Radistina e Fierit, u arrestua nga policia pak dite pasi kishte kryer vjedhje ne disa dyqane ne Fier. Policia e Fierit arriti ne gjurmet e tij duke kqyrur kamerat e sigurise ne zonen perreth subjekteve tregtare duke kryer arrestimin e 28 vjecarit mbremjen e se premtes, pak dite pas vjedhjeve. Ky i fundit kishte pak kohe qe kishte dale nga burgu per aktivitet te paligjshem ne fushen e narkotikeve ndersa ka qene i skeduar nga policia per vjedhje.

Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Four”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Zbardhen 4 vjedhje në subjekte tregtare të kryera brenda një nate në Fier. Identifikohet, lokalizohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i këtyre vjedhjeve.

28-vjeçari me precedent kriminal në fushën e vjedhjes si edhe i dënuar më parë për veprimtari të paligjshme në fushën e narkotikëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në kallëzimet e disa qytetarëve, për vjedhje në subjektet e tyre tregtare gjatë natës së datës 19.05.2025, kanë organizuar punën për zbardhjen e tyre, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Si rezultat i një pune profesionale hetimore të kryer, pas provave të siguruara dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, u finalizua operacioni policor i koduar “Four”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi Y. D., 28 vjeç, banues në Radostinë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 19.05.2025, ka vjedhur me thyerje, në 4 subjekte tregtare në qytetin e Fierit, shuma parash dhe 2 aparate celularë.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.