Deputeti Erion Braçe i është kundërvënë oficerit të Krimeve në Lushnje, pasi ky i fundit ka arrestuar një qytetar pasi po riparonte çatinë e banesës.
Me anë të një postimi në Facebook, Braçe thekson se tashmë nuk duhet më leje për këtë veprim dhe se njerëzit të mos arrestohen.
Po ashtu Braçe ka theksuar se oficeri i Krimëve është në shkelje të plotë të ligjit dhe po privon lirinë e qytetarëve.
“Boll mor boooooooll ndaluat njerëz se po bëjnë çatitë e shtëpive! Booooooooooooooooooooll! Dje pasdite, sektori i krimeve-sektori i krimeve eeeee, në komisariatin e divjakës, i ka shkuar në shtëpi e ka shoqëruar për ndërtim catije pa leje-ooooo zooooot, Mynyr Mucen në Çermë Proshke; edhe pse ju bë me dije që për ndërtim catije nuuuuk duhet më leje, jo vetëm e shoqëruan, mbajten aty, por ky oficeri i krimeve-duhet të ketë qenë shefi i krimeve, i paska thënë se “po i coj letrat e tua në prokurori, merr avokat e ndiqe”! Çfarë avokati të marrë mor i paditur, cfarë avokati?
A e kupton që je ne shkelje skandaloze të ligjit, privim të lirisë së qytetarit e ne shperdorim skandaloz të detyres? Kaaaaaa ndryyyyyyyshuuuuuuuuarrrrrrrrr ligji oooooooo sheeeefiiiii i policisë; nuk duhet me leje për catitë e avllitë! E ndryshuam ligjin e VKMne përkatëse që ju mos luftoni më me krimin e madh të çative në fshat!!”, shkruan Braçe.